Available courses

Duke ofruar këtë MOOC, synojmë jo vetëm të pajisim pjesëmarrësit me aftësi thelbësore për krijimin e kurseve të hapura masive online, por edhe të kontribuojmë në zhvillimin arsimor dhe dixhital të Shqipërisë duke u përshtatur me ndryshimet e shpejta teknologjike.

Disa nga arsyet kryesore për ofrimin e këtij MOOC-u janë:

  • Të fuqizojmë hartuesit e kurrikulave mësimore, specialistët e e-learning, profesionistët, mësuesit dhe edukatorët duke i pajisur ata me aftësitë për të dizajnuar dhe ofruar MOOC-e cilësore, të përshtatura me kontekstin shqiptar.
  • Të ndihmojmë mësuesit dhe pedagogët të përdorin MOOC-et si një mjet për të shpërndarë dije në fusha të caktuara, duke adresuar nevoja specifike lokale, përfshirë zonat rurale dhe ato në nevojë.
  • Të kontribuojmë në procesin e të mësuarit gjatë gjithë jetës përmes aftësimit në planifikimin dhe krijimin e MOOC-eve.
  • Të promovojmë transformimin dixhital në arsim, duke mbështetur kalimin drejt të nxënit në formë dixhitale dhe zhvillimin e ekspertizës në teknologjitë moderne arsimore.
  • Të nxisim inovacionin në mësimdhënie dhe integrimin e përdorimit të MOOC-eve në hartimin e kurrikulës.
  • Të shërbejë si një mënyrë për të shpërndarë dije thelbësore të kohës sonë, duke ofruar gjithashtu çertifikata të nevojshme që kërkohen në tregun e punës.

Ky kurs është konceptuar si një mikro-kredencial për t'u ofruar edukatorëve dhe profesionistëve njohuri të fokusuara dhe praktike mbi kuadrin legjislativ evropian që formëson arsimin dhe qytetarinë. Si një mikro-kredencial, ky kurs do të certifikojë ekspertizën e pjesëmarrësve në promovimin e vlerave të Bashkimit Evropian, gjithëpërfshirjes dhe qytetarisë aktive në mjediset edukative.
Pjesëmarrësit mund ta përdorin këtë mikro-kredencial për të dëshmuar angazhimin e tyre në nxitjen e pjesëmarrjes demokratike dhe kohezionit social, duke rritur kualifikimet dhe besueshmërinë e tyre në projektet arsimore evropiane, zhvillimin e politikave shkollore dhe iniciativat e angazhimit në komunitet. Qëllimi i këtij kursi është të pajisë pjesëmarrësit me një kuptim themelor të legjislacionit evropian që ndikon në arsimin, duke i fuqizuar ata të promovojnë qytetarinë aktive dhe gjithëpërfshirjen në mjediset e tyre arsimore përmes aplikimit të parimeve dhe vlerave kyçe të BE-së. Nëpërmjet këtij kursi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë njohuri dhe mjete praktike për të integruar kuadrin legjislativ evropian në praktikat edukative që mbështesin pjesëmarrjen demokratike dhe forcimin e kohezionit social.

Ky kurs synon të ofrojë një kuptim të plotë të Qytetarisë Evropiane dhe mënyrave për të angazhuar në mënyrë aktive nxënësit në promovimin e saj në shkolla dhe komunitete. Pjesëmarrësit do të mësojnë rëndësinë dhe përfitimet e të qenit qytetarë aktivë dhe të pjesëmarrjes në proceset demokratike. Gjatë kursit, pjesëmarrësit do të njihen me konceptin e qytetarisë evropiane, institucionet e Bashkimit Evropian dhe rolin e tyre në formimin e qytetarëve aktivë evropianë. Ata gjithashtu do të mësojnë për vlerat dhe parimet themelore të BE-së dhe se si t’i integrojnë ato në aktivitetet e klasës dhe të shkollës.

Pjesëmarrësit do të përfshihen në diskutime në grup, aktivitete praktike dhe simulime të proceseve vendimmarrëse të BE-së, për të aplikuar njohuritë e fituara dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre qytetare.
Ata do të zhvillojnë mendimin kritik, aftësitë qytetare dhe njohuritë e nevojshme për të promovuar Qytetarinë Evropiane në shkollat dhe komunitetet e tyre.

Ky kurs synon t'i pajisë edukatorët me njohuritë dhe aftësitë për të mësuar vlerat thelbësore për pjesëmarrjen aktive të nxënësve në një botë të globalizuar. Ndërsa Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, ky kurs është konceptuar për të adresuar disa fusha kyçe:

Fuqizimi i Edukatorëve: Kursi u ofron mësuesve njohuri dhe mjete për të integruar çështje globale si qëndrueshmëria, të drejtat e njeriut dhe diversiteti në planet e tyre mësimore. Ai shkon përtej metodave tradicionale të mësimdhënies duke nxitur të menduarin kritik dhe duke inkurajuar angazhimin qytetar.

Nxitja e Përgjegjësisë Globale: Duke promovuar qytetarinë aktive, kursi synon të frymëzojë nxënësit të ndërmarrin veprime domethënëse si në nivel lokal ashtu edhe global në një mënyrë më të mirë. Mësuesit inkurajohen të krijojnë mjedise mësimore që mbështesin nisma të udhëhequra nga nxënësit dhe përfshirjen në komunitet.

Offering this MOOC, we aim not only to equip the participants with essential skills for creating massive open online courses but also to contribute to Albania's educational and digital development by adapting to the rapid technological changes. Some of the main reasons to offer this MOOC are: To empower instructional designers, e-learning specialists, professionals, teachers, and educators by equipping them with the skills to design and deliver high-quality MOOCs tailored to the Albanian context, learning how to create MOOCs, furthermore will help teachers, lecturers to use as a tool to spread knowledge in specific fields addressing specific local needs, including rural and underserved areas, learning to plan and create a MOOC will contribute to the lifelong learning process, promoting Digital Transformation in Education and supporting the adaption toward digital learning by fostering expertise in e-learning and modern educational technology, fostering Innovation in Teaching and integrate the use of MOOCs in curriculum design, using how to design and create MOOCs will serve as a way of spreading essential knowledge of nowadays, and providing necessary certificates needed in the labor market.

This course aims to equip educators with the knowledge and skills to teach values essential for students' active participation in a globalized world. As Albania aspires to join the European Union, this course is designed to address several key areas:

Empowering Educators: The course provides teachers with the knowledge and tools to integrate global issues such as sustainability, human rights, and diversity into their lessons. It goes beyond traditional teaching methods by fostering critical thinking and encouraging civic engagement.

Fostering Global Responsibility: By promoting active citizenship, the course aims to inspire students to take meaningful action both locally and globally in a better way. Teachers are encouraged to create learning environments that support student-led initiatives and community involvement.

This course aims to provide a comprehensive understanding of European Citizenship, and how to actively engage students in promoting it in their schools and communities. Participants will learn the importance and benefits of being active citizens and participating in democratic processes. During the course, participants will learn about European citizenship, the EU institutions, and their role in shaping active European citizens. They will also learn about the EU’s values and principles, and how to integrate them into their classroom and school activities. Participants will be engaged in group discussions, activities, and simulations of EU decision-making processes, to apply their knowledge and develop their civic skills. They will develop the critical thinking, civic skills, and knowledge necessary to promote European Citizenship in their schools and communities.

This course is designed as a micro-credential to provide educators and professionals with targeted, practical knowledge of European legislative frameworks that shape education and citizenship. As a micro-credential, it will certify learners' expertise in promoting EU values, inclusivity, and active citizenship in educational settings. Learners can apply this credential to demonstrate their commitment to fostering democratic engagement and social cohesion, enhancing their qualifications and credibility in European education projects, school policy development, and community engagement initiatives. The goal of this course is to equip learners with a foundational understanding of European legislation impacting education, empowering them to foster active citizenship and inclusivity in their educational environments by applying key EU principles and values. Through this course, learners will develop the knowledge and tools that help to integrate European legislative frameworks into educational practices that support democratic engagement and social cohesion.